Skandali me mbetjet toksike/ Niko Dumani: Kontinierët po i mbajnë punëtorët pa asnjë kusht jetik duke ju rrezikuar jetën

15:19, 21/08/2024
A+ Aa A-

Autoritetet tajlandeze po garojnë për të ndaluar rreth 100 kontejnerë transporti, të mbushura me mbetje të rrezikshme industriale nga Shqipëria që arrijnë në portet e vendit.

Basel Action Netëork, një organizatë jofitimprurëse me bazë në SHBA që gjurmon tregtinë toksike e cila më parë paralajmëroi Malajzinë për dërgesat e paligjshme të e-mbeturinave, javën e kaluar informoi qeverinë se kontejnerët që organizata beson se janë të mbushura me pluhur potencialisht të dëmshëm 

Niko Dumani, Ekspert Mjedisi i ftuar ditën e sotme në edicionin informativ të mesditës në ‘Syri Televizion’, me moderator Arnold Karriqi, u shpreh se çudia më e madhe mbetet tek administrata e portit, e cila përveç legjislacionit përkatës, nuk mer në konsideratë ligjin për menaxhimin e mbetjeve.

“Problemi qëndron se (me sa informacion) kemi kontinierët janë mbushur me fuqi punëtore të pambrojtur, duke mos marrë parasysh se ata duhet të pajisen me maska e këto lëndë të rrezikshme depërtojnë direkt e në organizëm”- u shpreh Dumani.

Deklarata e tij:

"Pikërisht ky fakt, transporti tranzit është me shkelje të rënda ligjore e mjedisore kryesisht në shëndetin e njerëzve.

Pikërisht këtu është edhe çudia më e madhe ku administrata e portit përveç legjislacionit përkatës, nuk mer në konsideratë ligjin për menaxhimin e mbetjeve dhe është i çudithshëm fakti se rastet e veprimeve të paligjshme janë të shpeshta.

Unë si specialist tek ‘Shoqata Mjedisiore’ kam vënë re se shumë vendimarrje të paligjshme janë shtuar, duke vënë në dyshim se pse po ndodh e gjithë kjo dhe cilat janë arsyet që administrata nuk po e respekton legjislacionin.

Së pari do të thoja që në përbërje të këtyre mbetjeve të gjeneruara nga furrat elektrike për prodhimin e çelikut, nga përpunimi i furrave për skrap, përmbajnë disa metale të rënda që ndryshe quhen toksike për faktin se bashkë me këtë masë të pluhurit ku kemi okside të kromit, kobaltit dhe manganit.

Këto janë një sërë metalesh të rënda dhe në shtojcën 3 për ligjin e ‘Menaxhimin e Integruar për Mbetjeteve’ sipas burimit të rigjinerimit të tyre të përcaktuara në janë të ndara në dy menyra: 'Mbetje të metaleve të rënda toksike dhe ekotoksike'.

Problemi qëndron se (me sa informacion kemi) kontinierët janë mbushur me fuqi punëtore të pambrojtur, duke mos marrë parasysh se ata duhet të pajisen me maska, pasi ndotja bëhet përmes rrugëve të frymëmarrjes, dhe këto lëndë janë të rrezikshme e kalojnë drejt e në organizëm duke shkaktuar dëme serioze".

Klea Sula/ Syri.Net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco