Aksident i frikshëm në aksin Elbasan-Peqin! Furgoni përplaset me makinën dhe përfundon në lumin Shkumbin

Aksident i frikshëm në aksin Elbasan-Peqin! Furgoni përplaset me makinën dhe përfundon në lumin Shkumbin

12:41, 21/08/2024
A+ Aa A-

Një aksident i frikshëm, fatmirësisht pa viktima, ka ndodhur ditë ne sotme në aksin rrugor Elbasan-Peqin.

Raportohet se një automjet ka përfunduar në lumin Shkumbin, pas një aksidenti në fshatin Murras.

Automjeti tip furgon u përfshi në një aksident me një tjetër automjet dhe si pasojë e përplasjes shoferi i furgonit ka humbur kontrollin dhe ka rënë në lumin Shkumbin.

Deri tani raportohet se ka të lënduar dhe se ambulanca ka transportuar të plagosurit në spitalin Rajonal të Elbasanit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco