I vë zjarrin vetes, 64-vjeçari në gjendje të rëndë shëndetësore

I vë zjarrin vetes, 64-vjeçari në gjendje të rëndë shëndetësore

12:32, 21/08/2024
A+ Aa A-

Një 64-vjeçar ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore pasi i vuri flakën vetes në ambientet e banesës së tij në Ballsh.

Policia njoftoi se shtetasi Sh.M, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor, është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Fierit, pasi ka tentuar të vetëdigjet në banesë.

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 11:10, është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Fierit, shtetasi Sh. M., rreth 64 vjeç, banues në Ballsh, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor, pasi ka tentuar të vetëdigjet në banesë, duke hedhur lëndë djegëse (benzinë) në trup.

Aktualisht ky shtetas ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco