Dënohen dy vëllezër nga Kosova në Gjermani për shitjen e diplomave të gjuhës gjermane...

Dënohen dy vëllezër nga Kosova në Gjermani për shitjen e diplomave të gjuhës gjermane...

12:24, 21/08/2024
A+ Aa A-

Nga Bahri Cani, DW.

Ky rast është një paralajmërim për të gjthë ata që blejnë çertifikata falso të gjuhës dhe dokumenta të tjera.

Gjykata Rajonale e Shtutgartit ka dënuar dy vëllezër me origjinë nga Kosova me burg për shkak të falsifikimit të dokumentave të gjuhës gjermane.

Mediat gjermane shkruajnë se në 355 raste, dy vëllezërit kanë lëshuar vërtetime false për përfundimin me sukses të kurseve të gjuhës për emigrantët.

Këto dokumenta falso kanë kushtuar rreth 2000 deri në 3000 euro dhe me këtë mashtrim të denuarit kanë fituar të paktën 303.940 euro. Shumica e tyre ishin certifikata për kurset e gjuhës të nivelit B1 dhe B2.

Dhoma Penale ka dënuar me katër vjet e nëntë muaj burg 32-vjeçarin Kemajl G. dhe katër vjet e shtatë muaj vëllain e tij Emir G. 37-vjeçar.

Ata kanë jetuar në Aspach në rrethin Rems-Murr në Baden-Württemberg. Kemajl G. ka disa dënime të mëparshme sipas ligjit penal për të miturit, me dënime që variojnë nga zhvatja dhe grabitjet deri tek përdhunimet.

Një vëlla i tretë i tyre i dyshuar si i përfshirë në krim, akoma është në arrati...

Gjykata, prokuroria publike dhe avokatët mbrojtës kanë rënë dakord para shpalljes së aktgjykimit për të thjeshtuar procesin e ndërlikuar të marrjes së provave. 

Përveç kësaj, të dy të pandehurit e kanë pranuar fajin.

Sipas gjykatës, autorët kanë vepruar me shumë profesionalizëm. “Ky është një rast që nuk e shihni çdo ditë”, tha kryetari i trupit gjykues kur u shpall aktgjykimi. Dokumentet e përdorura për marrjen e lejeve të qëndrimit dhe, në disa raste, për natyralizim janë falsifikuar shumë mirë, por jo aq mirë sa të mos kapen.

Ata kanë punuar së bashku me një shkollë gjuhësore nga Ellwangen.

Mediat bëjnë të ditur se vëllezërit kanë pasur edhe listat e personave të cilëve u kanë dhënë dokumenta falso, ndaj është e mundur që autoritetet të kërkojnë shpjegime të mëtutjeshme, sepse në 220 raste këto dokumente janë dërguar tek autoritetet.

Dyshohet se diploma dhe çertifikata të tilla kanë blerë të paktën 561 persona...
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco