Gruaja i pranoi tradhtinë gjatë takimit në qendrën tregtare, ja kujt i nisi fotot pas plagosje efektivi i policisë

Gruaja i pranoi tradhtinë gjatë takimit në qendrën tregtare, ja kujt i nisi fotot pas plagosje efektivi i policisë

10:05, 21/08/2024
A+ Aa A-

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e ndodhur në Tiranë ku efektivi i policisë Erjon Goxhara plagosi me armë zjarri inxhinierin e ERE, Lorenc Kosta. Në materialin hetimor të Policisë së Tiranës, evidentohet një takim mes efektivit të Policisë, bashkëshortes së tij dhe nipit të policit shtetasit L.B.

Takimi ka ndodhur mëngjesin e 19 gushtit, ditën kur ka ndodhur ngjarja, në një qendër tregtare në periferi të Tiranës ku është shoqëruar me tensione dhe debate.

Në dosje shkruhet se në momentin kur ka përfunduar ky takim, bashkëshortja e Goxharas ka goditur veten me grushta, ndërsa kjo e fundit nuk pranonte të kërkonte falje.

Në deklarimet e dhëna para Oficerëve të Policisë Gjyqësore në prezencë të psikologut, djali i mitur i çiftit bashkëshortor, konfirmon konfliktet mes prindërve të tij që nga mesi i korrikut, kohë kur sipas tij, e ëma pranon dyshimet e Goxharës për lidhjen jashtë martesore me Kostën, për të cilën thotë se ka ndodhur vetëm një herë.

Polici i ka kërkuar të shoqes që të kërkonte ndjesë, por që kjo e fundit nuk ka pranuar. Të njëjtën ditë, Goxhara pasi përfundon këtë bisedë, zhvendoset pranë lagjes ku jetonte Lorenc Kosta, ku edhe ndodhi ngjarja.

Policia referon se efektivi e ka mbajtur në vëzhgim shënjestrën e tij dhe deri në këtë fazë hetimi, ka dyshime se nuk ka patur qëllim ta vrasë, kjo edhe për faktin se ka filmuar të plagosurin dhe ia ka nisur pamjet kunatit të tij. Pas veprimit, ku zbret nga makina dhe qëllon disa herë Kostën, telefonon djalin ku e pret te rreth-rrotullimi i Shkozës. Policia e lokalizon, arrin të kapë djalin e mitur por jo autorin e ngjarjes i cili ndodhet ende në arrati.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco