Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

VIDEO/ Vrasja e dyfishtë në Velipojë, ja si nisi sherri mes tyre

22:35, 20/08/2024
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në rrugën nacionale Shkodër-Velipojë, përballë hotel “Holiday”, ku dy vëllezërit pronarë të hotelit në plazhin e Velipojës, Edmir dhe Gëzim Frroku vranë me armë zjarri 33-vjeçarin Ersild Ishmi dhe kunatin e tij, Arsid Hoxha, 22 vjeç (burri i motrës).

Viktimat kishin shkuar për tu sqaruar me pronarët e hotel “Holiday”, por konflikti mes tyre ka agravuar në përdorimin e armëve.
Ngjarja e rëndë e ka zanafillën tek një konflikt  i ndodhur mesditën e 28 qershorit të këtij viti në hotelin e dy vëllezërve, Edmir dhe Gëzim Frroku.

Syri Tv ka siguruar video sherrin e regjistruar rreth dy javë më parë, nga ku nisi gjithçka.


Ersid Ishmi kishte shkuar për të drekuar në hotel dhe kamerieri në restorant, kushëri me Ishmin ka debatuar me kuzhinierin pasi është vonuar porosia.
Në këtë debat ka ndërhyrë 33-vjecari Ishmi, i cili ka nxjerrë pistoletën në restorantin e familjes Frroku dhe ka kërcënuar me jetë kuzhinierin.
Siç shihet edhe nga pamjet, si fillim palët bisedojnë qetësisht më pas situata agravon në konfrontim fizik. Pjesë e konfliktit shihet se kanë qenë edhe persona të tjerë, mes tyre edhe një grua.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

G.Gj21/08/2024 07:30

Nuk behet shaka me porisite o njerez, nuk mund te presi tjetri ne tavoline. Dhe une ne dhermi i vuna pistoleten ne koke kur me vonuan porosine

Shto koment

Denonco