Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

 Finiq/ Gjendet i vetëvarur para kishës ish-polici i burgjeve

Finiq/ Gjendet i vetëvarur para kishës ish-polici i burgjeve

21:53, 20/08/2024
A+ Aa A-

Një ish efektiv i Policise së Burgjeve në Sarandë është gjetur i vetëvarur në portën e Manastirit të fshatit Kostar në Bashkinë Finiq.

Ka qenë një qytetar që po shkonte për te ndezur qiri ai që ka gjetur trupin e pajetë. Sipas banorit ka qenë rreth orës 7 të mbrëmjes së sotme, kur aj është përballur me trupin e pajete të 34-vjeçarit i varur në derën e brendëshme në oborrin e Manastirit

. Menjëherë është njoftuar policia dhe në vendngjarje kanë mbërritur efektivë të Postës së Policisë Livadhja. Viktima është identifikuar si Roland Serjani, 34 vjec banues në Delvinë, prind i 3 fëmijëve.

Viktima është ish - efektiv i Policisë së Burgjeve në Paraburgimin e Sarandës. Pas mbylljes së Paraburgimit, ishte punësuar si shofer në një subjekt privat në Delvinë. Policia e Sarandës ka nisur hetimet për shkaqet e ngjarjes së rëndë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco