Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Thumanë/ Nisin përplasjet mes protestuesve e Policisë, gjakoset një qytetar

19:31, 20/08/2024
A+ Aa A-

Dhjetëra qytetarë të Thumanës e rrethit të Krujës kanë dalë sërish në protestë, kundër bllokimit që u është bërë me autostradën e re Thumanë-Kashar.

Edhe këtë të martë, protestuesit kanë bllokuar aksin rrugor, ndërsa kanë nisur edhe përplasjet e para me Policinë, të cilët kërkojnë me ngulm të mos lejojnë qytetarët që të protestojnë për aksesin në rrugë.

Të shumtë janë edhe forcat policore, të cilat të pajisura me skafandra dhe mbrojtësi përpiqen të zhvendosin protestuesit e ‘paarmatosur’ nga autostrada.

Edhe pse kërkon një të drejtë, një qytetar është gjakosur nga Policia, por kjo nuk e pengon atë që ta vijojë protestën. ‘Do të vazhdoj të protestoj, gjakosja nuk më ndal’.

Image

Rruga Thumanë-Kashar aktualisht është e paaksesueshme nga qytetarët e rrethit të Krujës dhe bizneset në zonë.

Janë më shumë se 80 mijë banorë që preken nga bllokimi i aksit, duke mos folur edhe për mbi 500 mijë banorë të veriut.

Më herët Policia ka përdorur ujë dhe gaz lotsjellës për protestuesit, por kjo nuk i ka zmbrapsur ato për të vijuar sërish protestat, e shtata këtë të martë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco