Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Ja për çfarë u vra kryeplaku i fshatit në Memaliaj...

Ja për çfarë u vra kryeplaku i fshatit në Memaliaj...

17:13, 20/08/2024
A+ Aa A-

Vrasja e kryeplakut Faik Ajdini, dyshohet të jetë bërë për shkak të një konflikti për kullotat e bagëtive.

Burime për Syri nga Prokuroria e Gjirokastrës bëjnë me dije se për momentin ngjarja, po hetohet për shkak të detyrës që kryente 72-vjeçari.

Konflikti për kullotën e bagëtive, sipas burimeve është motivi kryesor. I moshuari kishte dy ditë që nuk ishte paraqitur në shtëpi.

Ndërsa ditën e djeshme, familjarët kishin bërë denoncim në policinë e Memaliajt.

Njëherësh kërkimet janë kryer nga anëtarët e familjes së Faik Hajdinit, i cili mëngjesin e sotëm është gjendur buzë një përroi që lidhet me lumin Vjosa. Policia ka identifikuar autorin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco