Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

U përfshi në një aksident ku mbeti e plagosur një e mitur, pranga 23-vjeçarit

U përfshi në një aksident ku mbeti e plagosur një e mitur, pranga 23-vjeçarit

15:43, 20/08/2024
A+ Aa A-

Një 23-vjeçar është arrestuar këtë të martë në Sarandë, pasi ditën e djeshme u përfshi në një aksident ku mbeti e lënduar një 7-vjeçare.

Ngjarja ndodhi në rrugën “Sarandë-Skërficë”, ndërsa mësohet se e mitura është dërguar në Spitalin e Traumës.

Sipas njoftimit të policisë, një 23-vjeçar humbi kontrollin mbi makinën e tij dhe u përplas me një tjetër makinë, me drejtues një 37-vjeçar.

 “Seksioni i Policisë Rrugore në Sarandë arrestoi shtetasin 23 vjeç, banues në Pukë, pasi ditën e djeshme, në rrugën “Sarandë-Skërficë”, duke drejtuar automjetin e markës “Audi”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe është përplasur me automjetin tip “Citroen”, me drejtues shtetasin 37 vjeç, banues në Dibër. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar pasagjerja në automjetin “Citroen”, shtetasja e mitur 7-vjeçare, e cila u dërgua në spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore të specializuar.”, thuhet në njoftimin e policisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco