Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Krimi në shoqërinë shqiptare/ Sociologu: Shoqëria shqiptare po kalon një periudhë jashtëzakonisht të vështirë ku krimi është...

15:25, 20/08/2024
A+ Aa A-

Fatkeqësisht, shoqëria shqiptare po përballet përditë me forma të llahtarshme të krimit, tipologji të tilla të përbinshme që jo vetëm e kanë bërë atë fenomen social shumë intensiv, por akoma më keq është bërë fenomen që po synon të krijojë në shoqërinë tonë klimën e adoptimit social herë paqësor e herë të detyruar me këtë të keqe të madhe të përbashkët për individin dhe shoqërinë shqiptare në tërësi.

Gëzim Tushi, sociolog i ftuar në edicionin e mesditës në ‘Syri Televizion’ me moderator Arnold Karriqin, u shpreh se fatkeqësisht shoqëria shqiptare po kalon një periudhë jashtëzakonisht të vështirë ku krimi është bërë social, e linfa e krimit është në të gjitha ambjentet duke u kthyer në një substancë të rrezikshme.

'Për shkak të abuzimit me konceptin demokraci dhe me atë që ‘njeriu është i lirë të bëjë çfarë të dojë’, këto aktorë të krimit kanë dalë hapur duke u përpjekur që ta bëjnë edhe shoqërinë të heshtë’- u shpreh Nika.

Deklarata e tij:

'Së pari unë dua të theksoj që ky bilanc i këtyre vrasjeve të këtyre dy ditëve të fundit ngjan tamam si një bilanc lufte.

Domethënë edhe në luftë po të ishim nuk do kishim një numër aq të madh humbjesh jete për shkak të krimeve të natyrave të ndryshme.

Duket se shoqëria shqiptare po kalon një periudhë jashtëzakonisht të vështirë ku krimi është bërë social, një fenomen jashtëzakonisht i përhapur e linfa e krimit është në të gjitha ambjentet duke u kthyer në një substancë të rrezikshme që ka prekur familjen e strukturat e tjera të shoqërisë.

Më saktë do thosha na është bërë si buka e përditshme dhe është aq i shpeshtë sa qytetarët kanë nisur të ambjentohen me këtë kulturë të përhapur të krimit.

Unë mendoj që përhapja në masë e krimit bazohet në dy shkaqe kryesore: E para është faktor individual që ka të bëjë me njeriun, sepse krimi është një akt i kryer në mënyrë të paparashikuar lidhur me problemet e njeriut e probleme t karakterit, me depresion, etj.

Problemi i psikologjisë individuale që lidhet me njeriun është një problem i madh i hapur në shoqëri.

Për shkak të abuzimit me konceptin demokraci dhe me atë që ‘njeriu është i lirë të bëjë çfarë të dojë’ dhe ‘në demokraci çdo gjë është e lejuar’ këto aktorë të krimit kanë dalë hapur duke u përpjekur që ta bëjnë edhe shoqërinë të heshtë'.

Klea Sula/ Syri.Net

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco