24 orësh i zi/ Tjetër vrasje në Shqipëri, i moshuari u qëllua me sëpatë dhe u hodh në humnerë

24 orësh i zi/ Tjetër vrasje në Shqipëri, i moshuari u qëllua me sëpatë dhe u hodh në humnerë

11:23, 20/08/2024
A+ Aa A-

Shënohet viktima e 6 e krimeve në Shqipëri, brenda 24 orësh, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Siç mësohet, edhe një i moshuar i cili u gjet u pajetë në një përrua në Memaliajt, është vrarë me thikë, kjo e vërtetuar pas hetimeve të bëra nga policia.

72-vjeçari Faik Ajdini kishte humbur kontaktet me familjen prej disa ditësh, por u gjet i pajetë mëngjesin e sotëm në përroi e fshatit Zhapokikë të Memaliajt.

Nga konstatimet paraprake në trupin e të ndjerit, janë konstatuar dy goditje në qafë dhe në kokë ku plaga në qafe ka shkaktuar hemorragji çka ka shkaktuar vdekjen.

Goditjet kanë qenë me mjete prerëse sëpatë apo thikë. Terreni shumë i vështirë në përrua ku gjendet trupi i te ndjerit, ka bërë që në vendngjarje të shkojnë specialistët e grupit hetimor për të dalë në përfundime konkrete.

Trupi i të ndjerit ende nuk është lëvizur deri sa të mbarojnë ekzaminimet. Sipas pistës fillestare, Faik Hajdini është qëlluar për vdekje dhe për të humbur gjurmët, vrasësi e ka hedhur në humnerë.

Në Velipojë dy të rinj, Arsid Hoxha dhe Ersild Ishmi u vranë nga dy vëllezërit, Eduard dhe Gëzim Frroku, pronarë të një hoteli. I plagosur në këtë ngjarje dhe më pas u arrestua kamerieri i hotelit, Zyber Zagradi nga Dibra.

Në Tiranë, profesori amerikan që jetonte prej vitesh në Shqipëri Matthew James Werzt, vrau gruan e tij nga Indonezia, dy qentë dhe më pas i ka dhënë fund jetës.

Më herët gjatë ditës së djeshme në ‘Komunën e Parisit’ po në Tiranë, polici Erjon Goxharra do të qëllonte për të lënë të plagosur, Lorenc Kostan, drejtor në ERE. Shkak për këtë ngjarje është bërë lidhja intime që kishte Kosta me gruan e policit.

Ndërkohë në mëngjes Frederit Radi u gjet i vrarë në shtëpinë e tij në fshatin Lajthizë të Mirditës. Ai mësohet se është qëlluar për vdekje për shkak të një konflikti për kullotat në këtë fshat. Trupi i pajetë i tij u gjet nga vajza.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco