Detaje nga vrasja e dyfishtë në plazhin e Velipojës/ Viktimat ishin kunetër

Detaje nga vrasja e dyfishtë në plazhin e Velipojës/ Viktimat ishin kunetër

09:54, 20/08/2024
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në plazhin e Velipojës në Shkodër.

Dy vëllezërit Eduart dhe Gëzim Frroku, pronarë të hotel "Holiday' kanë qëlluar me armë Arsid Hoxhën, 22 vjeç dhe Ersild Ishmin, 33 vjeç.

Viktimat janë kunetër, Arsidi është vëllai i gruas së Ersildit.

Ngjarja është shënuar rreth orës 21:00 të mbrëmjes së të hënës. Dy të plagosurit janë transportuar menjëherë për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Shkodrës, por si pasojë e plagëve të marra të dy kanë humbur jetën në sallën e operacionit.

Mësohet se Arsid Hoxha është qëlluar me 2 plumba, ndërsa Ersild Ishmi me 3 plumba. Të dy janë qëlluar në gjoks dhe në bark.

Njëri prej viktimave, Ersild Ishmi ishte i përfshirë në konfliktin e disa javëve më parë mes kamarierit dhe kuzhinierit të hotelit në pronësi të dy vëllezërve. 

33-vjeçari kishte shkuar në ndihmë të kamarierit duke kanosur kuzhinierin me armë zjarri. Në këtë moment, pistoletën ia ka hequr nga dora njëri prej pronarëve të hotelit.

Më 14 korrik, Ishmi policia kishte arrestuar Ersildin dhe ndaj tij Gjykata e Shkodrës kishte caktuar masën e sigurisë 'arrest shtëpie'.

Ngjarja duket se nuk është harruar ngar 33-vjeçari, i cili ka marrë dhe kunatin e tij Arsid Hoxhën dhe kanë shkuar tek hoteli i dy vëllezërve Frroku, ku gjatë konfliktit janë qëlluar me armë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco