EMRI/ Shiste kokainë në lokalet e natës, kapet trafikanti në Durrës

09:46, 20/08/2024
A+ Aa A-

Një 31-vjeçar, i cili shiste doza kokaine në lokalet e natës është vënë në pranga. Policia thekson se i arrestuari është Shkëlqim Hasa. Sekuestrohen dhjetëra doza kokaine dhe automjeti me të cilin ky shtetas i shpërndante ato.

Nga kontrolli në automjetin me të cilin lëvizte ky shtetas, në rrugën “Adria”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde narkotike kokainë të ndarë në doza të cilat ky shtetas dyshohet se synonte t’i shiste në lokalet e natës.

Njoftimi:

Durrës/Goditje të njëpasnjëshme në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, kundër shitjes në doza, të drogave të forta.

Shiste doza kokaine, në lokalet e natës, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 31-vjeçari.

Sekuestrohen dhjetëra doza kokaine dhe automjeti me të cilin ky shtetas i shpërndante ato.

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, në vijim të megaoperacionit policor antidrogë të koduar “Tempulli”, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme "Shqiponja", të DVP Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. H., 31 vjeç, banues në Durrës.

Nga kontrolli në automjetin me të cilin lëvizte ky shtetas, në rrugën “Adria”,  shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde narkotike kokainë të ndarë në doza të cilat ky shtetas dyshohet se synonte t’i shiste në lokalet e natës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco