Lushnjë, aksident në unazë, plagoset një burrë me biçikletë Pamje nga vendi i ngjarjes

Lushnjë, aksident në unazë, plagoset një burrë me biçikletë

08:47, 20/08/2024
A+ Aa A-

Një aksident me një të plagosur ka ndodhur në unazën e qytetit të Lushnjës. Një automjet Volvo me targa AB 190 ON ka përplasur një person që kalonte në rrugë me biçikletë.

Nga përplasja është lënduar Hasan Turku rreth 65 vjeç, i cili është dërguar me urgjencë në spitalin e Lushnjës.

Policia po dokumenton ngjarjen dhe provat dhe po disiplinon trafikun. Dyshohet se 65- vjeçari i ka dalë përpara papritur mjetit tip Volvo që e ka goditur me pasqyrë.

Aksi rrugor i njohur si Unaza e Lushnjës është rikonstruktuar së fundmi si zgjidhje për trafikun qytetas dhe autimjetet lëvizin me shpejtësi të lartë, kryesisht mbrëmjeve.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco