Po kalonte verën në Orosh, e bija e gjen të vrarë në shtrat

Po kalonte verën në Orosh, e bija e gjen të vrarë në shtrat

08:42, 20/08/2024
A+ Aa A-

Një burrë 68-vjeç, Frederik Radi, është gjetur i vrarë në shtëpinë e tij në Lajthizë të Mirditës, ku shkonte për të kaluar muajt e verës. Prej dy ditësh ai nuk u i përgjigjej telefonatave të së bijës, e cila ka shkuar në shtëpi dhe e ka gjetur të vrarë në shtrat, i qëlluar nga dritarja e dhomës ku flinte.

Autori i vrasjes nuk dihet dhe Komisariati i Policisë së Mirditës ka nisur hetimet duke marrë në pyetje disa banorë të fshatit Lajthizë.

Në njoftimin e Policisë së Mirditës thuhet:

“Më datë 20.08.2024, shtetasja L. R. ka njoftuar Policinë se ka gjetur të pajetë babanë e saj, shtetasin F. R., 68 vjeç, në banesën e familjes në fshatin Lajthizë, Orosh, ku 68-vjeçari kalonte muajt e verës.

 Prej 2 ditësh ai kishte humbur kontaktet me familjarët.

Menjëherë drejt vendit të ngjarjes janë nisur shërbimet e Policisë vendore dhe grupi i posaçëm hetimor.

Nga këqyrja paraprake e vendit të ngjarjes dyshohet se 68-vjeçari është qëlluar me armë zjarri, nga dritarja e dhomës ku flinte, dhe si pasojë ka humbur jetën.

Deri në këto momente janë shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme, disa shtetas, banorë të këtij fshati.

Në drejtimin e Prokurorisë, po kryhen hetime intensive për të identifikuar dhe kapur autorin/ët e rastit si dhe për të zbardhur rrethanat.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco