Rrokulliset makina në aksin Lezhë-Shëngjin, humb jetën 30-vjeçari, plagoset rëndë i afërmi i tij Pamje nga vendi i ngjarjes

Rrokulliset makina në aksin Lezhë-Shëngjin, humb jetën 30-vjeçari, plagoset rëndë i afërmi i tij

08:22, 20/08/2024
A+ Aa A-

Një aksident me vdekje ka ndodhur në aksin Lezhë-Shëngjin, pranë lagjes Sake. Një automjet ka humbur kontrollin dhe është rrokullisur rreth orës 4 të mëngjesit. Si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i automjetit, Gjovalin Voka, rreth 30 vjeç dhe është plagosur rëndë, i afërmi i tij Anton Voka.

Komisariati i Shëngjinit njoftoi se aksidenti ndodhi rreth orës 4:00, në aksin rrugor “Shëngjin-Lezhë”.

Shtetasi Gjovalin Voka, 30 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti është përplasur me një shtyllë në anë të rrugës. Nga përplasja ka humbur jetën 30-vjeçari dhe është dëmtuar pasagjeri në këtë automjet, shtetasi Anton Voka, i cili është transportuar në Spitalin e Traumës dhe aktualisht është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit," nënvizoi Komisariati i Policisë së Shëngjinit.


© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco