Motra e Egli Progës e thotë publikisht poshtë zyrës së Ramës: U vra nga 4 kriminelë, policia e pa për 30 minuta që lëngonte në rrugë dhe nuk e prekën...

Motra e Egli Progës e thotë publikisht poshtë zyrës së Ramës: U vra nga 4 kriminelë, policia e pa për 30 minuta që lëngonte në rrugë dhe nuk e prekën...

20:27, 19/08/2024
A+ Aa A-

Motra e Egli Progës, i cili u vra para disa ditësh në Pogradec, ka deklaruar nga protesta e zhvilluar mbrëmjen e sotme për të ndjerin se ai u vra nga 4 kriminelë në bashkëpunim me njëri-tjetrin.

Ajo theksoi se 42-vjeçari u qëllua nga 4 barbarë, ku një prej të cilëve u dorëzua në mënyrë të kontrolluar, ndërsa 3 të tjerët janë lënë të lirë dhe “kanë 9 ditë që pinë raki”.

 

“Prokuroria, gjykata dhe policia ta dëgjojnë mirë. Egli u vra nga 4 kriminelë në bashkëpunim me njëri-tjetrin. Unë nuk akuzoj pa bazë vetëm sepse më ka vdekur vëllai me të cilin u rrita. I thashë prokurores se nuk mund ta bëjë drejtësinë e vëllait tim. Ai u qëllua nga 4 barbarë. Njëri prej tyre u dorëzua në formë të kontrolluar, të tjerët kanë 9 ditë që pinë raki. Kjo është drejtësia? Prokurorja që la barbarët të pinë raki u hoq nga çështja pas kërkesës sime. Horri që ka marrë përispër vrasjen është organizuar që ta marrë ai që të shpëtojnë të tjerët. Ky maskara kur u dorëzua në polici tha se Eglin nuk e preku fare me dorë. Nuk ka dëshmitarë, kamera. Përse u dorëzua kur nuk ka prova? Sepse thanë se Egli vdiq nga pija? Një nga vrasësit e vëllait tim fjeti gjumë dhe thirri avokatin për t’u dorëzuar. Ky maskara tha se Egli vdiq vetë, nuk e preku me dorë. Policia e pa për 30 minuta që lëngonte në rrugë dhe nuk e prekën me dorë. Maskarai që e vrau e pa dhe nuk e ndihmoi. Ai ka emër, Leonidha Guçe”, u shpreh ajo.

Kujtojmë se kryeminstri Rama mbrojti policinë e shtetit dhe urgjencën duke mashtruar publikisht dhe duke marrë kështu në mbrojtje rilindasin e tij, vrasësin e Denis Meçe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco