U aksidentua për vdekje me Jet Ski në Velipojë, mediat fqinje publikojnë foton e 19-vjeçarit italian që humbi jetën tragjikisht

U aksidentua për vdekje me Jet Ski në Velipojë, mediat fqinje publikojnë foton e 19-vjeçarit italian që humbi jetën tragjikisht

19:40, 19/08/2024
A+ Aa A-

Mediat italiane kanë publikuar foton e 19-vjeçarit Nicola Iorio, i cili humbi jetën tragjikisht në plazhin e Velipojës, pasi u përplas me një Jet Ski.

Ngjarja e rëndë ndodhi një ditë më parë, ku 19-vjeçari mbeti i vdekur për shkak të manovrave të gabuara me Jet Ski, duke u përplasur me një Jet Ski tjetër, në të cilën po lundronte vëllai i së dashurës së tij, 20-vjeçari Salvatore di Tella.

Të dy ata pësuan lëndime pas përplasjes dhe u dërguan në spitalin e Shkodrës, ku Iorio ndërroi jetë.

Ndërkohë, ditën e sotme policia njoftoi se ka arrestuar Di Tellën për “vrasje nga pakujdesia” .

“Në vijim të dy informacioneve te dhëna më parë, në lidhje me përplasjen e dy mjeteve lundruese Jet Ski, në thellësi të plazhit të Velipojës, rreth një milje larg nga perimetri i sigurisë, ku si pasojë e plagëve të marra shtetasi italian N. L., 19 vjeç, humbi jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ju informojmë se:

Në vijim të veprimeve të kryera nga grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, u arrestua në flagrancë shtetasi S. D., 20 vjeç, banues në Napoli Itali (vëllai i të fejuarës së shtetasit N. L, që humbi jetën.)

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vrasja nga pakujdesia” tha policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco