VIDEO/ Vocaj: Autori ishte punonjës policie në strukturat për kufirin dhe emigracionin, mund të ketë qëlluar me armën e shërbimit

VIDEO/ Vocaj: Autori ishte punonjës policie në strukturat për kufirin dhe emigracionin, mund të ketë qëlluar me armën e shërbimit

15:55, 19/08/2024
A+ Aa A-

Shefi i përgjithshëm i Policisë Tonin Vocaj dha një deklaratë për sa i përket ngjarjes së fundit ku një efektiv policie plagosi një shtetas tjetër në zonën e Komunës në Parisit në Tiranë. 

Vocaj u shpreh se policia po kryen të gjitha veprimet e domosdoshme hetimore dhe njëkohësisht jemi duke punuar për ta lokalizuar dhe për ta kapur autorin e kësaj ngjarje. Probabiliteti më i madh është të ketë qëlluar me armën e shërbimit.

'Siç jeni edhe ju në dijeni, në rrugën ‘Tish Daija’, para një supermarketi shtetasi E.G i cili është edhe punonjës policie në strukturat për kufirin dhe emigracionin në Tiranë, për motive të dobëta ka plagosur një shtetas tjetër 45-vjeçar, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Policia po kryen të gjitha veprimet e domosdoshme  hetimoore dhe njëkohësisht jemi duke punuar për ta lokalizuar dhe për ta kapur autorin e kësaj ngjarje.

Probabiliteti më i madh është të ketë qëlluar me armën e shërbimit. Mund të themi që autori e ka qëlluar në pjesën e poshtme të trupit, gjë që nuk tregon se ka një dashje për ta vrarë por do të jenë ekzaminimet mjejkoligjore që do të përcaktojnë shkallën e përgjegjësisë dhe të fajësisë të këtij ish punonjësi të policisë tashmë.'- u shpreh Vocaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco