I dënuar me 14 vjet për kokainë, shqiptari me dy emra dërgohet në Itali

I dënuar me 14 vjet për kokainë, shqiptari me dy emra dërgohet në Itali

14:30, 19/08/2024
A+ Aa A-

I dënuar në Itali, me mbi 14 vjet burgim, për trafikim të kokainës, ditën e sotme është ekstraduar nga Shqipëria drejt vendit fqinj.

Bëhet fjalë për Armand Danin, ose ndryshe Armand Isaj, 48 vjeç, i cili do të vuajë dënimin e mbetur prej 11 vitesh e 8 muaj.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

Si rezultat i bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet specialistëve të Interpol Tiranës dhe homologëve të tyre në Itali, u finalizua procedura për ekstradimin nga Shqipëria në Itali, të shtetasit Armand Dani alias Armand Isaj, 48 vjeç, i lindur në Shkodër.

Gjykata e Novarës, më datë 01.03.2023, e ka dënuar ketë shtetas, me 14 vjet, 8 muaj e 29 ditë burgim, për veprën penale ‘Trafikimi i lëndëve narkotike’. Nga ky dënim, 48 vjeçarit i duhet të vuajë dhe 11 vjet, 8 muaj e 29 ditë burgim.

Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi Armand Dani alias Armand Isaj, në bashkëpunim me të tjerë, siguronte lëndë narkotike kokainë në vende të tjera (kryesisht në Holandë), për ta shitur në Itali. Në vitin 2017, në banesën e 48-vjeçarit, Policia italiane gjeti dhe sekuestroi një sasi lënde narkotike kokainë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco