E rëndë në QSUT/ Familjari i një pacienteje bie nga kati i dytë

E rëndë në QSUT/ Familjari i një pacienteje bie nga kati i dytë

13:43, 19/08/2024
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ambientet e Qendrës Spitalore Nënë Tereza në Tiranë.

një 61-vjeçar dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë i një pavioni duke mbetur i plagosur.

Mësohet ai është familjar i një pacienteje në këtë spital.

Siç bëhet e ditur, 61-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Po hetohet për zbardhjen e rastit.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 19.08.2024, në QSUT, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e katit të dytë, shtetasi L. H., 61 vjeç, banues në Burrel, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco