EMRI/ Aksident i rëndë në Laç, humb jetën këmbësorja, arrestohet shoferi

EMRI/ Aksident i rëndë në Laç, humb jetën këmbësorja, arrestohet shoferi

13:26, 19/08/2024
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë ka ndodhur në qytetin e Laçit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:20, ku siç bën të ditur policia, 24-vjeçari Samuel Kasmi ka përplasur për vdekje  72-vjeçaren me inicialet M. Gj.

I riu është vënë në pranga në flagrancë nga policia.

Kurbin/Informacion paraprak:

Rreth orës 12:20, në Laç, automjeti me drejtues shtetasin S. K., 24 vjeç, ka përplasur këmbësoren, shtetasen M. Gj., 72 vjeçe, e cila si pasojë ka humbur jetën.

Policia ka shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kurbin, 24-vjeçarin, për veprime të mëtejshme procedurale.

Ndërkaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco