Dhunimi i Klea Prengës, policia u sekuestron makinat motrave Antonela dhe Mariela Berisha

Dhunimi i Klea Prengës, policia u sekuestron makinat motrave Antonela dhe Mariela Berisha

12:31, 19/08/2024
A+ Aa A-

Detaje të reja nga hetimet lidhur me ngjarjen ku u dhunua Klea Prenga, ngjarje për të cilën u shpallën në kërkim motrat Antonela dhe Mariela Berisha.

Policia ka sekuestruar dy automjete, makinën që kanë pasur natën e ngjarjes dhe makinën që kanë lëvizur më pas.

Me njërin mjet vajzat lëvizën nga restoranti në banesën e tyre te zona e Rrugës së Kavajës në Tiranë, dhe me tjetrin u larguan nga banesa në drejtim të paditur.

Makinat u identifikuan nga kamerat e sigurisë dhe u sekuestruan nga policia. Makinat kanë qenë në përdorim të personave të tjerë, miq të motrave.

Zyrtarisht, sipas TIMS nuk rezulton se motrat janë larguar jashtë vendit.

Çështja është referuar në Prokurorinë e Tiranës dhe mësohet se prokurori i çështjes ka nxjerrë urdhër-ndalimet për të dyja motrat për akuzën e plagosjes së rëndë në bashkëpunim.

Klea Prenga u dhunua pak ditë më parë në një lokal. Ajo u sulmua nga motrat Berisha, ndërsa në fotot e publikuara nga blogerja, shihen qartë goditjet në fytyrën e saj më mjete të forta dhe prerëse.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco