VIDEO-SYRI TV/ Shijaku në emergjencë mjedisore, plehrat hidhen në rrugët e lagjeve

15:10, 18/08/2024
A+ Aa A-

Shijaku duket se është rikthyer në emergjencë mjedisore, pasi prej javësh mbetjet urbane nuk pastrohen. Koshat dhe rrugët e qytetit janë kthyer në landfille mbetjesh, duke krijuar ndotje masive për qytetarët e njëkohësisht duke u kthyer në vatra infeksionesh dhe epidemish. Gjatë dy viteve të fundit kanë dështuar katër tendera të kësaj bashkie për gjetjen e një vendgrumbullimi për mbetjet urbane.

Nga SYRI TV

Kjo është situata në një prej rrugëve të Bashkisë Shijak, në zonën e Maminasit.

Siç shihet nga pamjet, mbetjet urbane nuk pastrohen prej javësh në këtë bashki, duke e futur  qytetin në një emergjencë mjedisore. Koshat janë tejmbushur tashmë, ndërsa mbetjet hidhen rrugëve duke krijuar minilandfille shumë pranë zonave të banuara.

Mbetjet janë kanë nisur të dekompozohen, duke u kthyer në vatër infeksionesh për banorët e zonave të ndryshme në Shijak, ndërsa era e keqe ka nisur të kthehet në problem. Kjo është një situatë e përsëritur në të gjithë qytetin, ku prej muajsh, nuk gjen zgjidhje problemi i menaxhimit të mbetjeve.

Syri televizion i është drejtuar vazhdimisht me kërkesa për informacion bashkisë shijak për situatën, por nuk ka marrë përgjigje. Duket se kjo bashki do të vijojë të jetë në emergjencë mjedisore, pasi brenda dy viteve, kanë dështuar katër tendera për gjetjen e një operatori që do të marrë përsipër grumbullimin dhe depozitimin e mbetjeve që gjenerohen në Shijak.

Duket se e vetmja kompani që mund të merrte përsipër depozitimin e mbetjeve të bashkisë Shijak, kërkesë e shprehur nga kjo njësi e qeverisjes vendore që në 2021, është kompania koncensionare e landfillit të sharrës. por kjo duket e pamundur për shkak se kompania është nën sekuestro nga spak për shkak të aferës qindra milionë euro me inceneratorin e sharrës në Tiranë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Martin 18/08/2024 15:56

Le te votojne per Rilindjen se me keq do shohin…

Shto koment

Denonco