SYRI TV/ Policia ‘nxin’ me gjoba shoferët, 24 729 masa administrative për 7 ditë

14:10, 18/08/2024
A+ Aa A-

Policia Rrugore ka “nxirë” me gjoba drejtuesit e automjeteve që kryejnë shkelje, ku janë vënë në vetëm 7 ditë rreth 25 mijë masa administrative. Ndërkohë 61 drejtues mjetesh kanë rënë në pranga, shumica e të cilëve për vozitje nën efektin e alkoolit.

SYRI TV

 

Policia e Shtetit njoftoi të dielën e 18 gushtit se ka arrestuar 61 drejtues mjetesh, nga këta 39 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 22 për drejtim të mjetit pa leje drejtimi. Ndërkohë për shkelje të ndryshme janë pezulluar 168 leje drejtimi. Policia thotë se ka patur vëmendje të shtuar në tunelin e Llogarasë, Krrabës dhe Kalimashit, teksa apelon drejtuesit e kamionëve të zbatojnë kufizimet e lëvizjeve gjatë fundjavave dhe festive zyrtare. Në zbatim të masave janë shtuar monitorimet me patrulla të lëvizshme, me aparatura vëzhgimi nga toka dhe ajri.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco