EMRAT/ Prezantoheshin si punonjës parkingu, 4 të arrestuar për vjedhjen e 3 makinave

EMRAT/ Prezantoheshin si punonjës parkingu, 4 të arrestuar për vjedhjen e 3 makinave

12:22, 18/08/2024
A+ Aa A-

Policia e Durrësit ka arrestuar 4 persona në kuadër të operacionit të koduar ‘Three’, pasi akuzohen si autorë të grabitjes së tre automjeteve.

Më konkretisht në pranga është vënë shtetasi Afrim Agasi, 53 vjeç, banues në Ishëm, Durrës, pasi dyshohet se në lagjen nr. 15, Durrës, ka vjedhur automjetin tip ‘Benz’.

Po ashtu, janë arrestuar dhe shtetasit Romeo Hima, 24 vjeç dhe Paolo Muho, 25 vjeç, pasi në një parkim në lagjen nr. 1, Durrës, këta shtetas, duke u prezantuar si punonjës parkimi, dyshohen se i kanë vjedhur automjetin një shtetasi dhe janë larguar;

Gjithashtu, është arrestuar edhe shtetasi Edison Gjyriqi, 22 vjeç, banues në lagjen nr. 13, Durrës, pasi dyshohet se ka vjedhur një automjet tip ‘Volkswagen’.

Policia ka sekuestruar tre automjetet e vjedhura. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco