FOTO/ Shqiptari bashkë me tre të dënuar të tjerë arratisen nga psikiatria në Gjermani

FOTO/ Shqiptari bashkë me tre të dënuar të tjerë arratisen nga psikiatria në Gjermani

10:02, 18/08/2024
A+ Aa A-

Katër të dënuar janë arratisur nga një institucion mjekësor në Gjermani, ku trajtohen të burgosurit me probleme psikologjike apo varësie.

Sipas mediave gjermane, ata janë arratisur të shtunën në mbrëmje pak pas orës 21:00 me orën lokale. Katër pacientët e spitalit psikiatrik BKH Lerchenhaid dyshohet se kanë kërcënuar fillimisht me thikë një punonjës të klinikës dhe më pas janë arratisur drejt Alburgut.

Policia ka bërë edhe një përshkrim për 4 të arratisurit.

Image

-Zeqir Beqiri, shqiptar nga Kosova

27 vjeç, përafërsisht 70 kg, përafërsisht 185 cm, shtat normal, flokë të gjatë bjonde/kafe të lidhura në bisht, mjekër të plotë.

Sipas informacioneve, Zeqir Beqiri thuhet se ka veshur një bluzë të zezë dhe pantallona të zeza.

-Denis Eler, boshnjak

31 vjeç, përafërsisht 88 kg, përafërsisht 178 cm, ndërtim muskulor/i hollë, shenjë në vetullën e djathtë, flokë të zeza, me gjasë të lëmuar, mjekër të zezë (të plotë).

Tatuazhet: parakrahu i majtë, dora e djathtë, veshi i majtë

Sipas informacioneve, Denis Eler thuhet se ka veshur një bluzë të zezë dhe pantallona të shkurtra të zeza.

-Moritz Kühlborn, gjerman

28 vjeç, 85 kg, përafërsisht 186 cm i gjatë, sportiv, ndërtim i hollë, flokë të rruar (tullac).

Tatuazhe në të dy krahët/duart dhe viçin e majtë

Sipas informacioneve, Moritz Kühlborn thuhet se ka veshur një bluzë të bardhë dhe pantallona të zeza, të gjata sportive.

-Angelo Jirimias , gjerman

28 vjeç, përafërsisht 65 kg, rreth 180 cm, ndërtim i hollë, flokë të shkurtër (të errët).

Tatuazhet: parakrahu djathtas, krahu i sipërm majtas, këmba majtas dhe djathtas

Sipas informacioneve, Angelo Jirimias thuhet se ka veshur një xhaketë sportive me një kapuç në gri (xhaketë me kapuç) dhe atlete.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco