Ksamil, shpallet në kërkim i riu që refuzoi gjobën dhe goditi policin e qarkullimit

Ksamil, shpallet në kërkim i riu që refuzoi gjobën dhe goditi policin e qarkullimit

22:46, 17/08/2024
A+ Aa A-

Policia e Sarandës ka shpallur në kërkim dhe po vijon kontrollet për kapjen e 28-vjeçarit Lilo Mera, banues në Ksamil.

I riu, para dy orësh në Ksamil, është konfliktuar me dy efektivë të qarkullimit rrugor të Komisariatit të Sarandës, duke kundërshtuar dhe dhunuar njërin prej tyre, efektivin A.K 26 vjeç.

Mera nuk ka pranuar të gjobitet për një kundravajtje penale dhe fillimisht i ka marrë nga dora efektivit pajisjen elektronike të gjobave.

Pas kësaj bashkë me vëllanë e tij janë grindur me dy efektivë policie dhe Mera ka goditur njërin prej tyre.

Menjëherë pas ngjarjes, autorët janë larguar me automjet për në drejtim të paditur.

Policia i ka identifikuar dhe ka nisur operacionin për kapjen e tyre.

Në komisariat mësohet se është arritur të shoqërohet vëllai i Lilo Merës, për të cilin po kryhen procedurat paraprake dhe po vijojnë kërkimet për kapjen e 28-vjeçarit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco