Bie zjarr në kufirin mes Gjirokastrës dhe Tepelenës, nata dhe terreni vështirësojnë ndërhyrjen

Bie zjarr në kufirin mes Gjirokastrës dhe Tepelenës, nata dhe terreni vështirësojnë ndërhyrjen

22:24, 17/08/2024
A+ Aa A-

Drejtoria e zjarrfikëseve në Gjirokastër njoftoi se në orën 21.03 këtë të shtunë ka rënë zjarr në kufirin ndarës të dy bashkive, të Gjirokastrës dhe Tepelenës, midis fshatit Hormovë dhe Labovë.

Zjarri ka rënë në mal ku po digjen barëra dhe shkurre dhe ka përmasa të konsiderueshme, por për shkak të terrenit dhe të errësirës nuk mund të ndërhyhet.

Zjarri po monitorohet nga një grup shërbimi dhe Drejtori i MZSH-së dhe do të vazhdojë të monitorohet deri në orën 3.30 të mëngjesit, orë kur do të fillojë dhe ndërhyrja për ta fikur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco