Gjendet i pajetë i moshuari në Porto Romano, dyshohet se pësoi atak kardiak pasi u fut në det

Gjendet i pajetë i moshuari në Porto Romano, dyshohet se pësoi atak kardiak pasi u fut në det

19:34, 17/08/2024
A+ Aa A-

Sot, rreth orës 18:30, në Porto Romano të Durrësit, një 64 vjeçar është gjetur i pajetë pasi është futur në det.

Dyshohet se i moshuari ka pësuar arrest kardiak, që ka rezultuar në humbjen e jetës së tij.

Grupi hetimor është duke punuar për të sqaruar rrethanat dhe shkakun e saktë të ngjarjes. Të dhënat e mëtejshme do të bëhen të ditura pas përfundimit të hetimeve.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 18:30, në Porto Romano, Durrës, shtetasi B. H., 64 vjeç, sa ka rënë në kontakt me ujin kur është futur në det, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco