SYRI TV/ 61-vjeçarja humb jetën në spital, familjarët akuzojnë mjekët: I bënë qetësues dhe e dërguan në shtëpi

17:44, 17/08/2024
A+ Aa A-

“Mjekët neglizhuan rastin dhe e dërguan nënën tonë drejt vdekjes”. Është ky pretendimi i familjarëve të Tatjana Dajkos e cila humbi jetën 3 ditë më parë në spitalin e Korçës. Ata thonë se mjekët nuk morën masat e duhura në momentin e parë. Familjarët kërkojnë hetim dhe kanë bërë kallëzim për mjekët e turnit.

Nga SYRI TV

Familjarë të Tatjana Dajkos, 61-vjeçares, e cila humbi jetën 3 ditë më parë në spitalin e Korçës, akuzojnë mjekët se neglizhuan rastin duke u bërë shkak për vdekjen e 61-vjeçares. Ato thonë se mjekët pasi i kanë bërë një injeksion qetësues e kanë nxjerrë nga spitali. Por kur është rikthyer në shtëpi Tatjana Dako ka pasur sërish shqetësime dhe është detyruar të shkojë sërish në spital ku ka humbur jetën. 

Menjëherë stafi i urgjencës ka asistuar me vendosjen e aparaturës së EKG dhe familjarët thonë se gjithçka u ndërmor pasi ajo humbi jetën e jo në momentet e para të paraqitjes në urgjencë.

Pas pretendimeve të familjarëve të 61-vjeçares i është kryer ekspertiza mjeko-ligjore që ka dalë në përfundim të çuditshëm për familjarët si “Vdekje e menjëhershme”.

Familjarët kërkojnë hetim nga organet kompetente dhe kanë bërë kallëzim penal ndaj mjekëve të turnit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco