Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës

GJKKO e lë në burg/ Kryekomisari: Nuk e dija çfarë kishte brenda zarfit

GJKKO e lë në burg/ Kryekomisari: Nuk e dija çfarë kishte brenda zarfit

11:54, 17/08/2024
A+ Aa A-

Kryekomisari Gazmir Preçi, i arrestuar nga AMP me urdhër të SPAK me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit, është lënë në burg nga GJKKO sot paradite.

Preçi u kap teksa po merrte një shumë prej 10 mijë eurosh nga pronari i një lokali në Durrës.

Para se të jepej masa e sigurisë “arrest me burg” Preçi ka kërkuar lehtësi nga gjykata pasi sipas tij ishte baba i tre fëmijëve dhe se nuk e dinte që në zarf kishte para.

“Kam shkuar vetëm se më ka kërkuar pronari i biznesit. Nuk e dija se kishte lek brenda zarfit dhe në momentin e arrestimit kam kërkuar që pakoja të hapet në praninë e avokatit, gjë e cila nuk më është mundësuar”, tha Preçi.

Sipas dosjes së SPAK, Gazmir Preçi i ka kërkuar 20 mijë euro pronarit të klubit të natës, ‘Night’ tek Ura e Dajlanit në Durrës, me kërcënimin se në të kundërt do i bllokonte biznesin. Sipas hetimeve, ka arritur të marrë 10 mijë euro në fazën e parë, shumë e cila është sekuestruar. 

SPAK dhe AMP ka qenë në dijeni të momentit kur do të jepej shuma e parë prej 10 mijë euro nga 20 mijë që i ishte kërkuar pronarit të klubit të natës, ‘Night’ tek Ura e Dajlanit. Mësohet se eurot kanë qenë të regjistruara me numër serie. Si provë për gjykatën janë vendosur dhe pamjet filmike dhe përgjimi ambiental.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco