Detaje nga vrasja që tronditi Kosovën/ Polici ekzekutoi burrin e tezes së tij

Detaje nga vrasja që tronditi Kosovën/ Polici ekzekutoi burrin e tezes së tij

09:53, 17/08/2024
A+ Aa A-

Komuna e Ferizajt në Kosovë u trondit pasditen e djeshme, pasi një dasmë u kthye në tragjedi.

Në oborrin e një restoranti ku po mbahej një dasmë në fshatin Bibaj të Ferizajt, një person u vra nga një tjetër.

Siç zbuloi ekskluzivisht 'Sinjali' dje, Festim Ramadani, zyrtar policor, qëlloi me armë drejt një të moshuari, duke e vrarë në vend, teksa ai ishte jashtë detyrës zyrtare – për t’u vetëdorëzuar më pas në polici.

Viktima ishte Sadri Sadriu, 89-vjeçar, i cili u qëllua me armë zjarri jashtë oborri të një restoranti.

'Sinjali' mësoi se zyrtari policor dyshohet se vrau burrin e tezes së tij, për motive akoma të panjohura.

Sipas informacioneve të para, viktima kishte ardhur për ta martuar nipin dhe u vra nga polici, i cili paguhet që të mbrojë jetën e qytetarëve.

Sinjali raportoi se viktima ishte i afërm i bashkëshortit të presidentes Vjosa Osmani, Prindon Sadriut – (xhaxhai i burrit të presidentes së Kosovës).

Përveç Festim Ramadanit që kreu vrasjen në Ferizaj, pjesë e policisë janë edhe dy vëllezër të tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco