Vazhdojnë zjarret masive në Bulqizë, digjen qindra hektarë pyje

Vazhdojnë zjarret masive në Bulqizë, digjen qindra hektarë pyje

09:22, 17/08/2024
A+ Aa A-

Kanë vijuar zjarret edhe gjatë ditës së sotme në kurorën e “Liqenit të Zi” si dhe në pyjet më afërsi të fshatrave të njësisë Zerqan dhe Fushë Bulqizë.

Gjatë ditës së djeshme tre vatra të reja janë shfaqur në njësinë Shupenzë dhe Gjoricë, por dy nga tre vatrat janë fikur gjatë natës  nga shërbimet e zjarrfikës së bashkisë Bulqizë.

Ndërkohë ajo ç’ka po ngelet serioze janë zjarret që  po vijojnë në e kurorës së Liqenit të Zi dhe që po vijojnë në drejtim të kurorës së “Liqenëve të Dhoksit” në Bulqizë, zonë e cila kërkon ndërhyrje vetëm nga ajri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco