U arrestua për kultivim droge, por Preçi u zgjodh shef i antidrogës

U arrestua për kultivim droge, por Preçi u zgjodh shef i antidrogës

08:27, 17/08/2024
A+ Aa A-

Dy ditë më parë, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në bashkëpunim me prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, arrestoi në flagrancë kryekomisarin Gazmir Preçi me detyrë shef sektori kundër trafiqeve dhe narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Durrësit.

Por ky nuk është rasti i parë ku ky oficer policie në karrierë përballet me akuza të rënda. Në vitin 2021, kur ndodhej me detyrë në Fier, ai ishte arrestuar për shpërdorim detyre dhe për kultivim bimësh narkotike, por çështja u mbyll dhe vetëm një vit më pas, në vitin 2022 ai u promovua në detyrë dhe u emërua shef sektori kundër narkotikëve në Durrës.

Së fundmi, me marrjen e gradës së kryekomisarit, oficeri i policisë në karrierë Gazmir Preçi priste të promovohej sërish në detyrë, por u prangos për akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit pasiv.

Përveç rastit të gjobvënies, SPAK pritet të hetojë edhe si u mbyll rasti i mëparshëm ndaj Preçit dhe si arriti ai të promovohej pavarësisht akuzave të rënda që rëndonin mbi të.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco