Skandal/ Kukësi pa mjekë, adoleshenti i plagosur u dërgua drejt Prizrenit...

Skandal/ Kukësi pa mjekë, adoleshenti i plagosur u dërgua drejt Prizrenit...

08:18, 17/08/2024
A+ Aa A-

Një sherr i ndodhur mes të paktën tre adoleshentëve pranë “Kullës së Qendresës”, në qendër të qytetit të Kukësit, rreth orës 20:45 të së premtes, ka lënë të plagosur rëndë një të mitur 15-vjeçar.

Plagosja dyshohet se ndodhi me thikë pas një përplasjeje fillimisht verbale, motivet e të cilës janë ende nën hetim nga organet ligjzbatuese vendore.

Njoftohet se janë identifikuar dhe shoqëruar dy të dyshuar, një 15-vjeçar që besohet se është autori i krimit dhe një 14-vjeçar që ka qenë bashkë me të.

Urgjenca e Kukësit, pasi i ka dhënë ndihmën e parë të riut, emri i të cilit nuk u publikua për shkak të moshës, e ka transportuar drejt Spitalit të Prizrenit, në Kosovë.

Spitali Rajonal i Kukësit nuk ka arritur të bëjë ndërhyrje më të specializuar për mungesë të srafit kirurgjikal.

Adoleshenti u transportua drejt Prizrenit pasi mungon mjeku kirurg në Kukës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco