Lajmi i fundit

LIVE/ Jamarbër Malltezi paraqitet në SPAK, deklaratë për mediat

Plarent Dervishaj: Në Dubai më rrëmbyen në shtëpi, më thanë do më bëhej një atentat, por më futën në avion

Plarent Dervishaj: Në Dubai më rrëmbyen në shtëpi, më thanë do më bëhej një atentat, por më futën në avion

11:56, 16/08/2024
A+ Aa A-

Anëtari i bandës së Durrësit, Plarent Dervishaj ka dhënë një tjetër version të ardhjes së tij në Shqipëri.

Gjatë masës së sigurisë së dhënë në Gjykatën e Posaçme për vrasjen e Klodian Saliut, Dervishaj ka pretenduar se është rrëmbyer në Dubai dhe sjellë më pas në Shqipëri.

‘Nuk ka as ekstradim as depërtim, por është rrëmbim personi.

Me 6 gusht më kanë marrë në shtëpi. Më kanë thyer derën me pretekstin se kundrejt meje do të bëhej një atentat.

Më kanë thënë që do vish me ne dhe më kanë çuar tek stacioni policisë.

Nuk jam lejuar të flas me avokatin, edhe pse kam leje qëndrimi të rregullt dhe duhet të kryhej procedura.

10 ditë më kanë mbajtur në komisariat, e më pas më kanë hipur në avion dhe më kanë sjellë direkt në Shqipëri.

Jam i pafajshëm, nuk kam lidhje me vrasjen e Klodian Saliut’, ka thënë Plarent Dervishaj në sallën e gjyqit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco