Sherr në Durrës/ I riu qëllon me armë gjahu në afërsi të banesës së shokut

Sherr në Durrës/ I riu qëllon me armë gjahu në afërsi të banesës së shokut

10:38, 16/08/2024
A+ Aa A-

Një sherr ka ndodhur mes dy personave në fshatin Shakllnur në Durrës. Mësohet se sherri ka ndodhur për motive të dobëta. Si pasojë, një nga personat ka qëlluar me armë gjahu në ajër, në afërsi të banesës së personit tjetër.

Ndërkohë, policia ka shpallur në kërkim autorin.

Njoftimi i Policisë:

 Qëlloi me armë gjahu në ajër, në afërsi të banesës së një shtetasi, me qëllim kanosjen pas një konflikti për motive të dobëta, shpallet në kërkim.

Rreth orës 23:50, në fshatin Shakllnur, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi ka qëlluar me armë gjahu në ajër, në afërsi të banesës së shtetasit me qëllim kanosjen.

Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po bëjnë krehjen e zonës, me qëllim kapjen e autorit.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e gjahut me të cilën qëlloi shtetasi e cila posedohej me leje, nga babai i tij.

Ndërkaq, një grup i posaçëm hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e rastit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco