'Kam vetëm 10 mijë euro'/ Si ra në kurth shefi i Antidrogës së Durrësit

'Kam vetëm 10 mijë euro'/ Si ra në kurth shefi i Antidrogës së Durrësit

10:17, 16/08/2024
A+ Aa A-

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore prej më shumë se një jave kishte ngritur planin e operacionit dhe organizoi skemën për të kapur në grackë zyrtarin e lartë të policisë Gazmir Preçi.

Fillimisht ishte qytetari, ai që i’u drejtua AMP-së, ku denoncoi shefin e antidrogës së Durrësit, Preçi.

Referuar denoncimit të qytetarit, i cili ka një klub nate në zonën e Urës së Dajlanit, shefi i trafiqeve dhe antidrogës i kishte kërkuar 20 mijë euro me kusht që mos t’i mbyllë atij biznesin.

Sipas biznesmenit, Preçi e kishte kërcënuar, pasi sipas tij, në klubin e natës punonin disa persona të pasiguruar. I gjendur nën presion nga zyrtari i policisë, i cili i kishte vendosur gjobë të majme prej 20 mijë eurosh, qytetari vendosi që të denonconte rastin.

AMP, menjëherë sapo regjistroi denoncimin, i’u drejtua Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, kjo për faktin se autori i dyshuar i veprës penale të gjobëvënies ishte një zyrtar i lartë i policisë, por edhe për shkak se shuma e kërkuar prej tij, parashikohen në veprat penale që hetohen nga SPAK.

Pasi prokurori i Strukturës së Posaçme dha autorizimin, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore organizoi takimin grackë të qytetarit me shefin e antidrogës Gazmir Preçi. Takimi u organizua në një lokal në zonën e Kinostudios në Tiranë ku qytetari i dorëzoi 10 mijë euro Preçit duke i thënë që për momentin ka vetëm gjysmat e parave.

Menjëherë sapo efektivi mori paratë, kanë ndërhyrë efektivët e AMP-së ku kanë bërë të mundur arrestimin e tij në kushtet e flagrancës.

Atij i janë sekuestruar edhe celularët, ku pritet autorizim nga SPAK për zbërthimin e tyre për të parë nëse ka edhe efektivë të tjerë të përfshirë në skemat e gjobëvënies, ose biznese të tjera që në të kaluarën kanë rënë viktimë e presionit të shefit të antidrogës Gazmir Preçi.

Zyrtari i lartë i policisë akuzohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion./vizionplus.tv

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco