Lajmi i fundit

LIVE/ Kryetari i PD, Sali Berisha niset drejt SPAK

Zbulohet e shkuara e errët e Denis Meçes, vrasësi i dyshuar i Eglantin Progës me precedentë të tjerë penalë

Zbulohet e shkuara e errët e Denis Meçes, vrasësi i dyshuar i Eglantin Progës me precedentë të tjerë penalë

17:51, 15/08/2024
A+ Aa A-

Denis Meçe i arrestuar si autor i vrasjes së Eglantin Progës në qytetin e Pogradecit, nuk ka qenë i panjohur për blutë e qytetit liqenor. Burime zyrtare nga policia e bëjnë të ditur se 29-vjeçari Meçe ka pasur precedentë të mëhershme penale, kryesisht në veprat penale që cënojnë rendin dhe sigurinë publike, ndër to dhe plagosje të shtetasve të tjerë apo edhe kundërshtim të forcave të policisë.

Edhe për vetë banorët e Pogradecit, ky shtetas është njohur si person tepër problematik, i cili merrej me veprimtari të dyshimta dhe kishte shpesh herë sjellje agresive në qytet. Gjatë viteve 2014, 2016 dhe 2020 shtetasi Denis Meçe rezulton i proceduar disa herë nga policia, por sipas të dhënave ai asnjëherë nuk është dënuar nga gjykata, ndërsa 29-vjeçari ka arritur të shpëtojë nga procedimet penale.

Ndërkohë prej 11 gushtit 2024 ndodhet i arrestuar pasi akuzohet se vrau Eglantin Progën (emri i shkurtuar Egli). Prokuroria e akuzon për ‘vrasje nga pakujdesia’ , që nënkupton një masë dënimi më të ulët sesa vepra penale që kishte referuar dosjen policia ‘vrasje me dashje’

Për t’i shpëtuar ‘arrestit me burg’ Meçe ofroi 10 milionë lekë të vjetra garanci për të ndryshuar masën e sigurisë në ‘arrest shtëpie’ por gjykata e Korçës refuzoi. Gjithashtu për t’i shpëtuar qelisë Meçe dhe avokati i tij pretendoi se Meçe nuk i është arratisur për disa orë policisë, por duke qenë se ishte në gjendje të dehur, është larguar nga vendi i krimit, ka fjetur në makinë e kur është përmendur ka shkuar në polici.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco