Tentoi të vriste me armë 39-vjeçarin, kapet pas 4 muajsh, 35-vjeçari i shpallur në kërkim

Tentoi të vriste me armë 39-vjeçarin, kapet pas 4 muajsh, 35-vjeçari i shpallur në kërkim

12:15, 15/08/2024
A+ Aa A-

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 35-vjeçar të shpallur në kërkim për tentativë vrasje. Ngjarja a ndodhur në 25 prill të këtij viti, kur 35-vjeçari tentoi të vrasë një 39 vjeçar në Vaun e Dejës, duke qëlluar me pistoletë në drejtim të automjetit me të cilin lëvizte ky shtetas. Nga të shtënat pati vetëm dëme materiale.

Njoftimi i Policisë Shkodër

Vijon megaoperacioni “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

Tentoi të vriste një shtetas, duke qëlluar me pistoletë në drejtim të automjetit me të cilin lëvizte ai, lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga 35-vjeçari i shpallur në kërkim.

Në vijim të kontrolleve dhe punës së inteligjencës policore që kryhen në kuadër të megaoperacionit kombëtar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, Komisariati i Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vau i Dejës, ndaloi shtetasin V. K., 35 vjeç, banues në fshatin Karmë, Vau i Dejës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Më datë 25.04.2024, në Vaun e Dejës, shtetasi V. K. dyshohet se për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë shtetasin Gj. N., 39 vjeç, duke qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të automjetit me të cilin lëvizte ky shtetas. Nga të shtënat pat vetëm dëme materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco