Nxjerrin blof policinë/ Dervishaj dhe Meçaj: Erdhëm vetë nga Dubai për t’u përballur me drejtësinë

Nxjerrin blof policinë/ Dervishaj dhe Meçaj: Erdhëm vetë nga Dubai për t’u përballur me drejtësinë

12:11, 15/08/2024
A+ Aa A-

Plaurent Dervishajn dhe Julian Meçaj kanë nxjerrë blof policinë gjatë dhënies së masave të sigurisë ndaj tyre.

Dervishaj dhe Meçaj janë shprehur para gjyqtares Rudina Palloj se ata kanë ardhur vetë në Shqipëri, që të përballen me drejtësinë dhe se nuk janë ekstraduar nga policia.

Gjatë fjalës së tyre, ata kanë kërkuar masa më të buta sigurie pasi sipas tyre nuk kanë rrezik ikje, përderisa në Shqipëri kanë ardhur me dëshirën e tyre.

Në seancën ishte i pranishëm si përfaqësues i SPAK, vetë drejtuesi Altin Dumani, i cili ka kërkuar edhe masat e sigurisë ndaj dy të arrestuarve.

Gjykata vendosi që ti lejë ata në arrest me burg, ndërsa më herët avokatët kërkuan kohë të njihen me aktet.

Deri më tani, policia nuk ka bërë publike se, si dy të shumëkërkuar kanë mbërritur në Shqipëri dhe ju dorëzuan autoriteteve shqiptare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco