Zjarri rrezikon banesat në Bulqizë, kërkohet ndërhyrje nga ajri

Zjarri rrezikon banesat në Bulqizë, kërkohet ndërhyrje nga ajri

11:22, 15/08/2024
A+ Aa A-

Zjarri i nisur në malin e Tërnovës është zhvendosur në malin e Valikardhës ku po i afrohet banesave.

Banorët e frikësuar kërkojnë ndërhyrje para se zjarri të përfshijë banesat.

Ndërkohë në terren për shuarjen e flakëve janë angazhuar punonjës të shërbimit zjarrfikës të Bashkisë Bulqizë, të Shërbimit të Pyjeve, administrata etj, por neutralizimi i zjarrit është i vështirë për shkak të terrenit malor.

Autoritetet vendore në Bulqizë vijojnë të kërkojnë ndihmë nga ajri pasi e shohin të pamundur që të vënë nën kontroll zjarrin i cili deri tani ka shkaktuar dëm të madh ekonomik, florën dhe faunën e zonës.

Zjarri i rënë në fillim të muajit Gusht në masivin pyjor të Tërnovës ka shkaktuar dëme kolosale deri tani pasi ka përshkuar dhe djegur një sipërfaqe prej rreth 300 hektarësh.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco