EMRAT/ 1500-3000 mijë euro, prangosen dy vëllezër, shantazhonin vajza në këmbim të parave

EMRAT/ 1500-3000 mijë euro, prangosen dy vëllezër, shantazhonin vajza në këmbim të parave

11:18, 15/08/2024
A+ Aa A-

Në një tjetër operacion të koduar ‘Cybersnare’, Policia ka arrestuar dy vëllezër të cilët shantazhonin vajzat në rrjetet sociale duke iu kërkuar shuma të ndryshme parash nga 1500 deri në 3000 euro.

‘Finalizimi i operacionit policor të koduar ‘Cybersnare’ ndjekur me metoda speciale të hetimit, gjatë të cilit janë arrestuar dy vëllezër, shtetasit Halim Malja 20 vjeç, dhe Jurgen Malja 18 vjeç, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pas komunikimeve që bënin në rrjete sociale me persona të ndryshëm kryesisht të gjinisë femërore, siguronin foto dhe video intime duke krijuar më pas profile në aplikacione virtuale me gjeneralitete dhe foto të këtyre personave dhe për mospublikimin online të këtyre materialeve, kërkonin nga personat e dëmtuar shuma të ndryshme parash që varionin nga 1500 deri në 3000 euro’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco