Zbardhen detaje, si i përndiqte vajzat shqiptare Fabjan Dodaj nga burgu në Francë

Zbardhen detaje, si i përndiqte vajzat shqiptare Fabjan Dodaj nga burgu në Francë

11:17, 15/08/2024
A+ Aa A-

Policia e Tiranës ka njoftuar gjithashtu se ka organizuar disa operacione duke goditur disa raste të tjera të veprave penale në fushën e krimeve kibernetike.

Në deklaratën për mediat kreu i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj bëri të ditur se ka dokumentuar 62 raste të përndjekjeve online të kryera nga një i dënuar në Francë

‘Dokumentimi i plotë ligjor i 62 rasteve të përndjekjeve online, kryer nga shtetasi Fabjan Dodaj, i cili vuan dënimin në burgun ‘Lyon Cobras’ në shtetin francez. Ky shtetas, nëpërmjet profileve virtuale të falsifikuara në rrjetet sociale të krijuara nga ana e tij, me fotografi dhe gjeneralitetet e personave të dëmtuar, në mënyrë të vazhdueshme shantazhonte këta persona, më qëllim përfitimin e fotografive dhe videove intime, në këmbim të fshirjes së këtyre profileve.

Falë hetimeve të kryera nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike, pas identifikimit të interceptimeve kompjuterike që rezultonte se pulsonin nga ky burg, në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe autoritetet ligjzbatuese franceze është ushtruar kontroll në qelinë ku ndodhet shtetasi Fabjan Dodaj, dhe janë siguruar prova të mjaftueshme hetimore që implikojnë këtë shtetas në këtë veprimtari kriminale’.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco