EMRI/ Bënte pagesa me karta virtuale të vjedhura në shtete të Europës, arrestohet 25-vjeçari me shtetësi franceze

EMRI/ Bënte pagesa me karta virtuale të vjedhura në shtete të Europës, arrestohet 25-vjeçari me shtetësi franceze

10:46, 15/08/2024
A+ Aa A-

Policia e Tiranës njofton se ka arrestuar një 25-vjeçar, pasi dyshohet se bënte pagesa me karta virtuale të vjedhura në shtete të ndryshme të Europës.

Në pranga ka rënë Lorent Granica, i cili gjatë qëndrimit në qytetin e Tiranës, nëpërmjet kartave virtuale bankare, ka kryer pagesa të ndryshme në institucione financiare.

Gjithashtu, ky sektor nën drejtimin e Strukturës se Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka marrë pjesë në finalizimin e operacionit ndërkombëtar të koduar “PANDORA”, i cili ishte shtrirë në disa shtete përfshirë dhe Shqipërinë, gjatë të cilit është dokumentuar veprimtaria kriminale në fushën e mashtrimeve kompjuterike, si dhe janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale pajisje elektronike dhe shuma monetare të cilat shërbenin për kryerjen e këtij aktiviteti kriminal.

“Finalizimi i operacionit policor të koduar “Virtual shade”, gjatë të cilit është ndaluar shtetasi Lorent Granica, 25 vjeç, me shtetësi franceze, i cili gjatë qëndrimit në qytetin e Tiranës, nëpërmjet kartave virtuale bankare, ka kryer pagesa të ndryshme në institucione financiare që operojnë në vendin tonë të cilat kanë rezultuar se janë karta virtuale të vjedhura në shtete të ndryshme të Europës.

Gjithashtu, ky sektor nën drejtimin e Strukturës se Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka marrë pjesë në finalizimin e operacionit ndërkombëtar të koduar “PANDORA”, i cili ishte shtrirë në disa shtete përfshirë dhe Shqipërinë, gjatë të cilit është dokumentuar veprimtaria kriminale në fushën e mashtrimeve kompjuterike, si dhe janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale pajisje elektronike dhe shuma monetare të cilat shërbenin për kryerjen e këtij aktiviteti kriminal”, njofton policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco