Denigronte në rrjetet sociale qytetarë duke i kërkuar shuma monetare, arrestohet ‘Amsterdami’

Denigronte në rrjetet sociale qytetarë duke i kërkuar shuma monetare, arrestohet ‘Amsterdami’

10:28, 15/08/2024
A+ Aa A-

Policia e Tiranës ka finalizuar një seri operacionesh, ku në fokus janë krimet kibernetike.

Pas hekurave ra Endri Xhaferri, 22 vjeç, i njohur në rrjetet sociale me nofkën “Amsterdam”.

I riu akuzohet se krijonte profile virtuale të falsifikuara në rrjetet sociale të krijuara nga ana e tij, dhe iu kërkonte shuma monetare qytetarëve të ndryshëm.

“Finalizimi i operacionit policor të koduar “R 13” gjatë të cilit është arrestuar shtetasi Endri Xhaferri, 22 vjeç, i njohur në rrjetet sociale me nofkën “Amsterdam”, i cili nëpërmjet profileve virtuale të falsifikuara në rrjetet sociale të krijuara nga ana e tij, me fotografi, gjeneralitetet dhe përshkrime denigruese të personave të dëmtuar, në këmbim të fshirjes së këtyre profileve kërkonte nga personat e dëmtuar shumën prej 1000 euro.”, sqaron policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco