Vijon të digjet prej 15 ditësh mali i Valikardhës në Bulqizë, shkrumbohen rreth 50 hektarë pyje ahu dhe pishe

Vijon të digjet prej 15 ditësh mali i Valikardhës në Bulqizë, shkrumbohen rreth 50 hektarë pyje ahu dhe pishe

10:05, 15/08/2024
A+ Aa A-

Vijon të jetë aktive prej 15 ditësh vatra e zjarrit në malin e Valikardhës në njësinë administrative Zerqan Bashkia Bulqizë.

Me gjithë ndërhyrjet e zjarrfikësave Bulqizë, shërbimit pyjor dhe disa forcave të ushtrisë, nuk është bërë e mundur fikja e këtij zjarri.

Flakët janë favorizuar dhe nga temperaturat e larta, por erërat, smogu dhe tymi ka mbuluar të gjithë fshatrat e Fushë-Bulqizës dhe deri në qytetin e Bulqizës, duke u bërë problematik për banorët.

Vatrat e zjarrit janë përhapur në mënyrë të frikshme, duke përfshirë rreth 50 hektarë pyje ahu dhe pishë e zezë duke i demtuar ato.

Bëhet me dije se ka patur dhe ndërhyrje me helikopter nga ajri për ta fikur, por nuk kanë mundur ta fikin.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco