Aksident në Prizren-Suharekë, humb jetën 40-vjeçari

Aksident në Prizren-Suharekë, humb jetën 40-vjeçari

09:42, 15/08/2024
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë me fatalitet ka ndodhur sot në mëngjes në rrugën Prizren-Suharekë. Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Me datën 15.08.2024, rreth orës 06:16, është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën Prizren-Suharekë (Rrafshi i Sopis). Lidhur me rastin janë njoftuar njësitë përgjegjëse policore të cilët menjëherë kanë dalë në vendngjarje.

Bazuar në informacionet e para në këtë aksident janë të përfshira dy automjete me targa vendore, ku si pasojë e këtij aksidenti dyshohet se një person ka ndërruar jetë (mashkull rreth 40 vjeçar )”, ka thënë Bytyqi.

Ai ka shtuar se vdekjen e viktimës e ka konstatuar stafi përgjegjës i Emergjencës së QMF në Suharekë. Lidhur me rastin dhe mjetet e përfshira në aksident, janë duke u kryer hetimet nga njësia e Trafikut Rajonal e Prizrenit.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë, prokurori i rastit dhe njësitet tjera relevante. Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pajetë dërgohen në IML Prishtinë, ndërsa i dyshuari pas marrjes së ndihmës së parë ndalohet për 48 orë në ndalim policor me urdhër të prokurorit të Shtetit””, ka thënë Bytyqi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco